Property Description

Avantazhet e Objektit dhe ndertimi i jashtem:

 

Pozicioni dhe komoditetet:

Pronari vendosi te beje kete investim, pas nje hulumtimi te detajuar te shume ndertimeve te reja ne Tirane, duke e perzgjedhur si me te mirin per shkak te konceptit, komoditeteve, ambienteve te perbashketa ne kompleks, distances me pallatet e gjera dhe metoden e avancuar te ndertimit, me ndryshim domethenes nga ndertimet e tjera.

 

Siguria:

Pallati eshte konceptuar te kete siguri dhe privatesi absolute, me survejim me kamera 24 ore, dere per hyrje me chip vetem per banoret.

 

Ambjentet e perbashketa:

Ky kompleks, SQ21 ofron siperfaqe te perbashket, kopshte e gjelberuara me peme te larta, pishina te brenshme, palester, ambiente sherbimi te ndryshme per cdo nevoje. Objekti eshte totalisht i mbojtur nga fasada e ventiluar, e cila ofron qendrueshmeri dhe jetegjatesi te fasades si edhe eficience te larte ne kursimin e energjise per ngrohje dhe ftohje.

 

Izoloimi Akustik:

Izolimi akustik tek SQ21 eshte realizuar me teknologjine e fjalës së fundit për të ofruar një jetesë me standartet më të larta që ju largon nga zhurmat e qytetit.

 

Kursimi i energjise elektrike:

Teknologjia e perdorur per termoizolimin e SQ21 ju mundeson te keni nje ambient banimi te frekset ne vere dhe te ngrohte ne vere duke kursyer energjine elektrike.  

 

Ndertimi I Brendshem

Siperfaqet e brendshme jane ndertuar vete nga Pronari me konceptet e ndertimit ne USA, duke qene se jane me te favorshme dhe superior sesa menyra e ndertimit ne Shqiperi dhe Europe.  

Pronari, eshte ndertues ne Miami-Usa me mbi 25 vjet experience, I cili mban dhe titullin me te larte dhe perstigjioz per ndertuesat ne USA “State Certified Building Contractor”.

 

Me kete menyre ndertimi jane zgjidhur problemet si me poshte:

  • Izolimi i rezidences (hidroizolimi, termoizolimi dhe zeizolimi per muret e brendeshme)

  • Ngrohja -ftohja jane ne cdo ambient te shtepise, perfshire korridore dhe banja - ndryshe nga ndertimet e tjera ne Shqiperi.

  • Te gjitha instalimet hidraulike dhe elektrike jane ne mure, jo ne dysheme. Kjo ofron nje zgjidhje te favorshme per cdo ndryshim te mundeshem dhe avari me kalimin e viteve.

  • Te gjitha muret ndarese te brendshme nuk jane me tulla dhe suvatim, por me mure dopjo cilesore gipsi ku perfshihen dhe izolimet perkatese.

 

Vecorite Specifike Te Ndertimit Te Brendshem

 

1. Lartesia e ambienteve:

Lartesia e ambienteve te kesaj Penthouse eshte 3.2 m, ndryshe nga shumica e ndertimeve ne Tirane ku lartesia eshte 2.7 m.

Lartesia e posteve te parkimit eshte 6 m.

2. Muret e brendeshme ndarese:

Muret ndarese per te gjithe Penthouse jane ndertuar me skelete metalike Knauf, pllaka gipsi te dyfishte perfshire patinimin e plote dhe mbeshtese druri te stazhionuar per te gjitha dyert.

Muret dhe tavanet e banjave jane bere per pllaka cimentato Knauf per te siguruar mbrojtjen nga lageshtira dhe myku etj.

 

3. Izolimi

Cdo tavan dhe mur I brendshme eshte I izoluar me lesh guri mineral dhe me flete alumini, per te patur nje termo dhe hidroizolim te plote ne menyre qe te pengoje igrasine dhe lageshtine nga jashte dhe per te ruajtur temperature e siperfaqeve te brendshme, ky eshte edhe izolim I cili behet dhe ne Usa dhe konsiderohet me I miri. Te gjitha dyshemete kane gjithashtu dhe zeizolim me nje shtrese Vinyli mbrojtese “Proflex”.

 

4. Instalimet:

Te gjitha tubacionet dhe linjat per ngrohjen, ftohjen, tubacione hidraulike si edhe linjat elektrike jane ne pozicionmuara ne tavane, dhe zbresin nga lart neper mure aty ku duhen (Celsa, priza, rubineta, grupe dushi e lavamit etj). 

Ne dyshemete e te gjithe penthouse nuk ka asnje lloj Instalimi, dhe ne rast avarie apo nevoje ndryshimi nuk demtohet asnje dysheme, por muret e gipsit qe jane lehtesisht te aksesueshme dhe te riparueshme, pas asnje shenje. 

 

5. Sistemi i ngrohje dhe i ftohjes – HVAC:

Sistemi i instaluar ne kete Penthouse eshte me i mire qe egziston ne Shqiperi. Ai perbehet nga 7 zona te vecanta te cilat kontrollohen vecmas per cdo apartament. Nje system i plote klimatizues, i padukshem dhe pa zhurme.

Ky sistemi HVAC ofron gjithashtu dhe nje system per futjen e ajrit te frekset ne cdo kohe ne Penthouse, “make up air”, gjtihashtu ben dhe kthimin e ajrit te cdo dhome gjumi dhe  ambienti  “air return”.

Grilat te cilat jane te pozicionuara ne tavane, jane per cdo ambient te rezidences, korridore, banjo, garderobe, kuzhina etj. Ky system eshte perfunduar duke ndjekur dhe zbatuar te gjjitha kodet dhe kushtet tekniket te aplikuara ne USA.

 

6. Sistemi elektrik:

Te gjitha instalimet elektrike jane bere duke perdorur kodet elektrike ne USA, me panelin kryesor jashte, nen-panele te vecanta ne cdo apartament. Panel te plote per tensionin e ulet “rack”, per Tv dhe internet i cili eshte montuar ne dhomen teknike. Te gjitha kutite, celesat dhe pllakat jane te prodhimit Italian “Biticino”. Te gjithe ndricuesit dekorativ jane te prodhimeve shume cilesore Italiane dhe Zviceriane.

 

7. Sistemi hidraulik:

Te gjitha instalimet elektrike jane bere duke perdorur kodet hidraulike ne USA. Jane perdorur tuba multistrat, bolier me inverter per kursimin e energjise elektrike, mishelatore per lavamanet dhe dushet te markes “Grohe”, te cilesise se larte me valvulat termostatike, koka dushi tavanore, me sistem shiu dhe rrjedhje si ujvare. WC-te jane te gjitha incaso dhe me sistemi bidet te inkorporuar.

Cdo pilete e banjove ventilohet brenda mureve deri lart ne tarrace, per te evituar kthimin pas te ererave nga tubat dhe piletat. 

 

Materialet per punimet e brendeshme:

Pllakat:

  • Pllaket e dyshemeve dhe muret e banjave jane prodhim Italian, i nje cilesie te larte me permasa te medha 2.5m x 1.5m per te shmangur sa me shume fugat midis pllakave.

  • Te gjithe muret e banjave jane te veshura me pllaka deri ne tavan, jo vetem zona e dushit me nje kombinim dhe design unik.

  • Per te gjitha kuzhinat jane instaluar  pllaka mozaik me porosi si “backsplash”, duke perfshir ketu dhe lavanderine.

  • Te gjitha dyshemete e dusheve jane shtruar me mozaik per dekor dhe per te shmangur sa me shume rreshkitjen.

  • Ballkonet jane shtruar me mozaik guri natyror.

 

Parketi:

Parketi I perdorur ne kete penthouse eshte inxhinjerik, prej druri lisi te bardhe me imazh kurriz peshku ose “Harringbone Pattern”. Ky parket eshte instaluar me ngjites, shtrese zeizoluese dhe kundra lageshtires.

 

Punimet e drurit  - Kuzhina, sallone, korridore, biblioteka, garderoba, bufe

  • Te gjitha mobiljet e kuzhinave jane prej lisi te bardhe dhe punimi per kuzhinat eshte realizuar me stilin me te vleresuar dhe me te kushtueshem qe perdoret dhe ne USA, quajtur “ Inset Cabinets”. 

  • Raftet dhe siratet jane prodhuar me nje strukture multi strat “playwood contruction”, struktura me e mire per prodhimin e mobiljeve. Te gjitha punimet me dru dhe mobilejet jane bere me porosi jashte Shqiperise. 

  • Salloni kryesor  i ndenjes ka nje biblioteke te madhe druri, me te cilen nderthuret edhe nje oxhak fuskional per dru zjarri, I cili eshte bere me veshje dekorative mermeri. Dalja e oxhakuu ndodhet ne tarace, gje qe mundeson funksionimin perfekt te tij, pa asnje mundesi qe tymi te kthehet brenda.   

  • Pjese tjeter e nderthurur me strukturen e drurit te biblotekes eshte edhe seksioni I vererave, perfshire ketu edhe nje frigorifer vere “whirepool” mee dy zona temperature.

  • Te gjitha apartamentet kane mobilje per TV, te instaluara ne mur ku perfshihen dhe tavolina pune,  pozicioin per vendosjen e computer, raft per librat, hapesira te bollshme per te vendosur dekorime dhe sende te nevojshme.

  • Te gjitha apartament kane garderora “closets” te bollshme ne cdo dhome gjumi, te cilat kane dhe ndricim led te inkorporuar.

 

Komponente te tjere  te investimit qe e bejne unike kete Rezidence: 

  • Pajisjet elektroshtepiake jane Miele, me furre dhe aspirator 90cm, makine larese dhe tharese 10 kg, ekspres kafeje dhe microvale Miele, lavastovilje te madhe Inkaso, frigorifer i madh  LG per kuzhinen e madhe dhe frigorigorifre inkaso per te gjithe apartamentet e tjere.

  • TV ne per te gjitha apartamentet jane Samsung, Led, Smart.

  • Te gjitha kuzhinat kane te perfshire dhe ishuj me material Quarz, “Countertops” te prodhuara jashte Shqiperise, me trashesi nga 6 cm deri ne 15 cm.

  • Ky material eshte perdorur edhe per suprinat e te gjitha kuzhinave, banjave dhe lavanderine.

  • Lavamanet ne te gjitha apartamentet jane bere me dimension specifike me porosi, duke harmonizuar design dhe ngjyrat.

  • Dyert e dusheve dhe xhamat ne te gjitha apartamentet jane konceptuar dhe realizuar pa korniza “frameless”, me xham e te temperuar 6ml.

  • Dyert e te gjitha apartamenteve, kornizat e dritareve dhe batiskopat 15cm jane bere te gjitha me porosi ne baze te projektit. Dyert jane 2.5m me te larta se zakonisht, jane 25cm ne trashesi, solide ne strukture dhe me material druri mohagany nderthurur me pllaka inoksi dhe xhami dekorativ, bazuar ne cilesine me te mire te dyerve ne USA.

  • Pasqyrat ne te gjitha apartamentet jane me ndricim led e fshehte, rezistente ndaj mjergulles dhe avullit, ndezja me celes si edhe me prekje/touch.

  • Te gjitha muret e apartamenteve dhe nje pjese e tavaneve jane te veshura me leter dekorative shume cilesore, te kompanise gjermane Marburg.

  • Te gjitha apartamentet jane me tarane te varura me dy ose tre nivele, me ndricim led te fshehur, perfshire ketu dhe banjat.

  • Ndricimi ne te gjitha apartamentet perbehet nga disa lloje:

    • Ndricim led I fshehur

    • Ndricim me neone  te mbuluar me xham dekorativ

    • Spote ne te gjitha ambientet, perfshire dhe banjat

    • Ndricim i varur tavanor me abazhure te llojeve te ndryshme

    • Ndricim me abazhure murale ne te gjitha korridoret

  • Te gjitha ballkonet jane te shtruara me gur natyral dekorativ dhe tavanet te veshura me dru.

  • Njesia qendrore e kondicionimit eshte e pozicionur ne tarace. Ne ballkone dhe ne brendesi te apartamenteve nuk ka aksesor te kondicionimit qe mund te jete pengese per arredimin, vetem grilat  dhe komandat qe jane e montuara ne cdo ambient.

  • Per te patur siguri  shtese per furnizimin e vazhdueshem me uje, ne tarace eshte montuar dhe  depozite inoksi uji 1000L me filtra per pastrimin e ujit dhe pompe te fuqishme per presion te plote te ujit ne cdo ambient.

  • Te gjitha korridoret jane te veshura me dru lisi dhe korniza dekorative.

  • Te gjitha grupet e dushit dhe grupet e lavamaneve jane te markes gjermane Grohe

  • Kendet dhe krevatet per te gjithe apartamenet jane me veshje lekure natyrale te prodhuara me porosi nga Vip Saloti.

  • Tavolinat dhe karriget per te gjiitha apartamentet, si edhe mobilje e televizorve per dhomat e gjumit prodhuar nga Nills.

  • Perdet jane Velvet, tapetet jane silk, wool dhe bambo te nje cilesie shume te mire, si edhe sexhade te punuara me dore prej leshi dhe medafshi.  Mbulesat e krevateve, carcafet prej mendafshi, jasteke dhe jorgane me pupla, jastake me sfungjer  memory Falomo, sete pjatash dhe filxhanesh porcelain shume cilesore te firmes francese Villeroy Boch, piktura dhe dekore te tjera te sjelle nga Zvicra.

  • Liste te detajuar me aksesore dhe komponente te arredimit – nese eshte e nevojshme.